Shqipëria, një rrugëtim fotografik : 1858-1945

Shqipëria, një rrugëtim fotografik : 1858-1945

Shqipëria, një rrugëtim fotografik : 1858-1945
2011123 pagesISBN 9782953866926
Format: Broché

Shqipëria ka njohur një histori të trazuar që prej mbretërisë antike të Ilirisë : helenizimin me Filipin e Maqedonisë, dyndjet sllave, sundimin e Republikës së Venedikut dhe katër shekuj pushtimi nga Perandoria osmane.

Gjithë këto ndikime përbëjnë pasurinë e këtij vendi, i cili u bë shtet i pavarur në vitin 1912.

Në kohët heroike të lëvizjeve patriotike, në zemër të shekullit XIX, lindi edhe fotografia. Në Shqipërinë rurale të kësaj epoke fotografia do të merrte një zhvillim të papritur. A duhet parë një lidhje mes ndërgjegjësimit për identitetin kombëtar dhe tërheqjes së jashtëzakonshme që artistët shqiptarë përftuan atëbotë për këtë mënyrë të re të shprehjes ?

Loïc Chauvin dhe Christian Raby, duke e lënë këtë çështje të hapur, nxjerrin në dritë trashëgiminë fotografike të pashoqe të këtij vendi ballkanik.

Ce livre est proposé par (0) membre(s)
Ce livre est mis en favori par (0) membre(s)